Këngëtarja e njohur nga Peja, Morena Taraku, tash e disa ditë është duke qëndruar në Shqipëri.
Kjo pasi ka nisur punën për projektin e ri dhe tashmë filloi edhe me xhirime të videoklipit.
Së fundmi, njëra nga sallonet e ondulimit ka ndarë një imazh të artistes shqiptare, në të cilën prezantoi një nga dukjet e 26 vjeçares në klip.
Këngëtarja shfaqet e mrekullueshme me stilin e ri të flokëve, gjersa balluket e bëjnë të duket edhe më atraktive.
Ajo njëherësh vjen joshëse në bikini të zeza, derisa linjat trupore i ka theksuar në masë të madhe.
Një fotografi të tillë e ka ndarë edhe në Instagramin e saj, duke bërë kështu të pëlqehet me këtë stil mjaft shumë edhe nga miqtë dhe ndjekësit e saj.
Theksojmë që zeshkania këtë herë ka bashkuar forcat me reperin Stresi dhe projekti i tyre pritet të lansohet së shpejti. /Telegrafi/