Këngëtarja dhe modelja e njohur gjatë këtyre ditëve është kthyer në Kosovë.
Ajo është takuar me familjarët, teksa arsyeja e vizitës ka qenë edhe vizita prej së afërmi e varrit të mikut të saj të ndjerë, i cili ndërroi jetë pak javë më parë.
E teksa po e shijon qëndron në vendlindje, Morena duket se nuk e ka konsideruar një mikpritje “të fortë” atë që Policia e Kosovës i kanë bërë, pasi e njëjta është gjobitur të martën.
Këtë gjë e ka bërë të ditur vet ajo përmes një imazhi të publikuar në InstaStory, ku shfaq veturën e saj, e cila është ndaluar nga policia e trafikut rrugor.
Me ironi, bukuroshja Taraku ka shkruar se kjo “është mënyra se si e presin”, kur kthehet në Kosovë.
“Kështu të presin në Kosovë, jemi të dashur dhe të mirëkuptueshëm, kuptohet!”, ka shkruar Morena në mbishkrimin e kësaj fotografie.
Këngëtarja dhe modelja e njohur përndryshe tash e sa vite zhvillon një jetë larg vendit të saj të lindjes, përkatësisht në Stamboll, Turqi. /Telegrafi/