Modelja e njohur nga Peja, Morena Taraku, vazhdon të jetë konstant pjesë e medieve rozë.
Ajo është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat publikon çdo ditë fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme.
Së fundmi, Morena është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në Turqi.
Ajo ka ndarë me ndjekësit disa fotografi nga pushimet e saj në bregdetin turk, ndërsa në shumicën prej imazheve shfaqet provokuese në bikini.
Njëlloj, ajo duket edhe në fotografinë e fundit të publikuar në rrjetin social Instagram, ku shfaqet duke hequr bluzën e saj, për të vënë në pah gjoksin atraktiv.
“Shumë nxehtë”, shkruan Taraku në mbishkrimin e imazhit, e që në fakt duket të ketë pasur vërtet nxehtë teksa e ka bërë këtë veprim.
Ajo është shumë e komplimentuar nga fansat për linjat e saj trupore, të cilat nuk heziton që t’i ekspozojë asnjëherë në paraqitjet e saj. /Telegrafi/