Morena Taraku pa dyshim se është prej femrave më seksi shqiptare. Bukuroshja edhe një herë e vërtetoi këtë epitet në Zhurma Show Awards, ceremoninë e ndarjes së çmimeve muzikore.
Ishte bukuroshja ajo që rrëmbeu vëmendjen në ceremoninë e transmetuar në RTV 21, ku u ndanë çmimet për më të mirët e muzikës.
Ajo në Zhurma zgjodhi një fustan transparent të punuar nga Blerina Kllokoqi Rugova. Detajet e punuara mbuluan me kujdes pjesët intime.
Morena arriti në ceremoni me një veturë luksoze, e cila sigurisht shtë në pronësi të saj, teksa spikat çanta shumë e shtrenjtë, nga Yves Saint Laurent.
Këngëtarja ishte e vetme në këtë ceremoni dhe nuk u shoqërua nga askush që vërteton se është ‘single’.
Morena Taraku në këtë ceremoni fitoi çmimin “Best Female” për këngën e saj “Inat” që u prit mjaft mirë nga publiku.
Këngëtarja po punon në projekte të reja muzikore, teksa vazhdon të ketë ftesa edhe për kampanja të ndryshme promovuese. /Telegrafi/