Këngëtarja dhe modelja e njohur Morena Taraku, është në përgatitje e sipër të një bashkëpunimi me reperin Stresi.
Mu për këtë arsye ajo gjatë këtyre ditëve udhëtoi nga Turqia për në Shqipëri, për të realizuar xhirimet e klipit.
Në orët e mbrëmjes të së mërkurës, Morena dhe Stresi ndanë me fansat e tyre në rrjetet sociale një fotografi nga prapaskenat e klipit, i cili duket se do të jetë mjaft atraktiv.
Në videon muziore, Morena duket do të shfaqet mjaft provokuese dhe me stil, e veshur me një fustan transparent me shkëlqim.
“Hiti më i madh në qytet po vjen, bashkëpunimi me Morena Tarakun, ‘Bad Gal'”, shkroi Stresi në mbishkrimin e fotografisë së ndarë me ndjekësit në Instagram.
Morena përndryshe ka paraajmëruar se do të sjellë së shpejti edhe një album me këngë të përmbledhura, teksa “F*ck your location” titullohet projekti i saj paraprak. /Telegrafi/