Modelja e njohu Morena Taraku është një nga ato personazhe që di gjithmonë të rrëmbejë vëmendjen e mediave.
Muaj më parë ajo ishte e përfolur për një lidhje me miliarderin nga Teherani, Sasha Sobhani, me të cilin u nda pas një kohe shumë të shkurtër.
I njëjti më pas u pa duke u argëtuar në klubet e natës me Fjolla Morinën, me të cilën pati edhe një debat virtual në rrjetet sociale.
Duket se të gjitha këto ngjarje kanë ndikuar në jetën private të Morenës.
Modelja Taraku ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në Instastory një fotografi, duke sharë dashurinë.
Kjo ka lënë te fansat e saj të kuptohet se ajo është e zhgënjyer nga dashuria, përderisa ka ndarë me ndjekësit një imazh të tillë.
Përveç jetës private, Taraku vazhdon të jetë e komentuar edhe për jetën e saj profesionale, kryesisht për profesionin si blogere që e ushtron në rrjetet sociale. /Telegrafi/