Site icon Telegrafi

Morena Taraku më e veçantë se asnjëherë në klipin e ri “Inati” (Foto/Video)

Këngëtarja Morena Taraku ka përfunduar përgatitjet e projektit të saj më të fundit, këngën dhe klipin “Inati”.

Ajo për Telegrafin ka zbuluar se kënga ka përfunduar së incizuari, teksa është në fazën e përfundimit të klipit,

“Po, kam realizuar projektin tim më të ri, këngën dhe klipin ‘Inati’, të cilin pres ta publikoj premierë të dielën më 12 shkurt, do të jetë një projekt mjaft i veçantë”, ka thënë ajo.

E pyetur për bashkëpunëtorët e këngës, Morena shprehet se është e lumtur që kësaj radhe punën ia ka besuar producentit Chipsi për këngën dhe XL Films për klipin.

“Kënga ‘Inati’ është punuar e gjitha në studion e Chipsit, gjersa për klipin është kujdesur produksioni XL”, tha Morena për Telegrafin.

Ky projekt i saj solo, vjen pas një bashkëpunimi shumë të suksesshëm me këngëtaren Aida Doçi në këngën “Mi Amore”.

Ditë më parë në kanalin YouTube është publikuar edhe traileri i klipit, i cili pritet të jetë mjaft i veçantë, teksa në fotografitë e publikuara nga bukuroshja Taraku në Instagram, ajo ka treguar se do të shfaqet mjaft seksi dhe me stil në klipin e ri. /Telegrafi/

Traileri i klipit:

https://www.youtube.com/watch?v=lG4kk6iNd8U

Exit mobile version