Telegrafi

Morena Taraku e quan veten barbi kukull, tregon të pasmet në videon e fundit

Foto: Morena Taraku/Instagram

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, vazhdon të jetë shumë e ndjekur dhe e komentuar në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo publikoi për fansat disa fotografi të reja, ku shfaqet mjaft atraktive me pamjen e re prej biondeje me flokë të gjata.

Ajo e ka quajtur veten një barbi kukull në mbishkrimin e fotografisë, teksa shfaqet vetëm në pantallona dhe reçipeta.

Modelja gjithashtu publikoi edhe një video, ku shihej duke u endur në park, teksa në fokus vinte të pasmet e saj.

Kjo video ka marrë vëmendjen e fansave, të cilët e kanë komplimentuar bukuroshen për linjat e saj trupore.

Morena përndryshe vazhdon të jetë shumë e komentuar për jetën e saj private, më shumë se sa për atë profesionale. /Telegrafi/