Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, ka nisur Vitin e Ri 2024 në qytetin e magjishëm të Dubait, duke shijuar disa ditë të mbara me familjarët e saj.
Për ndjekësit e saj të përditshëm në rrjetin social Instagram, Morena ka ndarë pamje të mrekullueshme nga udhëtimi i saj në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në një seri fotografish, ajo shfaqet e lumtur dhe e freskët, duke shijuar pamjet e bukura të qytetit të ndritshëm. Flokët e shkurtra i japin një pamje moderne dhe të sofistikuar, duke shtuar një notë të veçantë femërore në dukjen e saj.
Një nga fotografitë që ajo gjithashtu ndau me ndjekësit, ishte ajo ku shihej duke shëtitur me një veturë luksoze të tipit “Bentley”.
Kjo pamje e bukur dhe stilizimi i kujdesshëm i saj ka bërë që komentet dhe pëlqimet të mbërrijnë në numra të larta, ndërsa fansat e shprehin admirimin e tyre për elegancën dhe sharmin e saj.
Përveç pamjeve nga shëtitjet luksoze në Dubai, Morena ka ndarë edhe momente të ngrohta me familjen e saj.
Këngëtarja dhe modelja me origjinë nga Peja përndryshe ka vite që jeton larg Kosovës, më saktësisht në Stamboll të Turqisë. /Telegrafi/