Telegrafi

Morena Taraku e ka gati këngën e re për “lokacionin”

Foto: Morena taraku/Instagram

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku, ka tash e sa kohë që ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor për fansat e saj.

“F*ck your location” do të titullohet kënga e re e saj, teksti i së cilës do t’i referohet si një hakmarrje për talljet që iu bënë lidhur me bisedat telefonike që iu përgjuan dhe publikuan në rrjetet sociale.

Kënga ka përfunduar së incizuari, teksa për pak ditë pritet të publikohet edhe klipi i këngës.

Klipi i ri nga Morena Taraku në përfundim e sipër (Foto: Morena Taraku/InstaStory)

Këtë e ka bërë të ditur vet Morena, përmes një fotografie atraktive nga xhirimet të publikuar në rrjetin social Instagram.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Teksa shfaqet duke hapur një shampanjë afër pishinës në shtëpinë e saj luksoze, në mbishkrimin e fotografisë, Taraku tregon edhe disa nga vargjet e këngës.

“Kamikazin marr me veti krejt çka ki, ‘F*ck your location’, a jeni gati”, ka shkruar Morena në mbishkrimin e fotografisë.

Këtë herë ajo do të eksperimentojë duke provuar veten në hip-hop, teksa përveç kësaj kënge, ajo ka paralajmëruar edhe një album të tërë me këngë të reja. /Telegrafi/