Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku, është e njohur për jetën e saj luksoze që bën.
Muaj më parë, ajo është zhvendosur në Turqi, ku tani po vazhdon të jetojë atje dhe të merret me realizimin e projekteve të saj të reja.
Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, veçanërisht në Instagram.
Së fundmi, Taraku publikoi një fotografi ku shfaqej mjaft atraktive, teksa pozonte pranë një veturë luksoze, të tipit “Lamborghini”.
“Lambo n’Lambo”, shkruan ajo në mbishkrimin e fotografisë, duke e quajtur kështu veten një aset me vlerë mbi një veturë të tillë.
Pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për dukjen dhe linjat atraktive.
Përndryshe, “Femrat” mban titullin kënga e fundit që ajo solli gjatë verës në bashkëpunim me DJ Dagz dhe PM, ndërsa që atëherë nuk solli më projekte të reja muzikore. /Telegrafi/