Ai është njëri nga konkurrentët më të komentuar brenda shtëpisë së famshme në Kosovë, Big Brother VIP, e jo vetëm.
Bëhet fjalë për rap-artistin e njohur, Stresi, i cili tashmë ka bërë disa komente në lidhje me banorët, rrëfime nga jeta dhe karriera profesionale.
Mes ngjarjeve të fundit që ndodhën në këtë spektakël, një reagim nuk mungoi as nga Morena Taraku.
Modelja dhe këngëtarja e njohur nga Peja, e cila është mikeshë e ngushtë me Stresin, ka zbuluar shumëçka në lidhje me të, duke treguar se çfarë njeriu është dhe se çfarë mund të bëjë më shumë.
Postimi i plotë i Morenës (pa ndërhyrje):
“Unë jam e sigurt që ti nuk ofendon asnjë femër dhe i respekton të gjitha…
Aty brenda është një lojë dhe këtë duhet ta kuptosh vëllai im i dashur Stresi.
Të kuptoj shumë mirë që brenda katër mureve të gjithë banorëve çdo fjalë e dikujt ju lëndon shumë nganjëherë…
Nganjëherë fjalët marrin kahje të pa duhur por unë e di se ti nuk ke menduar ta lëndosh askënd… Unë të njoh mirë dhe të çmoj shumë sepse ma ke vëretuar dashurinë e sinqertë ndër vite dhe kjo më bën të shkruaj sot sepse të njoh më mirë se të gjithë…
Është një lojë dukeni shumë bukur jashtë janë momentet më të bukura të jetës që do t’i kaloni, mos lëndoni njëri-tjetrin jepni dashni dhe emocione të bukura.
Të dua shumë dhe më ka marrë malli për ty se stë kam parë që sa kohë. Të lutem tregoje dashurinë dhe respektin që të ka mësuar nëna Shpresë.
Ti nuk je vetëm një këngëtar që thur vargje por thur edhe shumë dashuri nga shpirti yt i bukur që ke.
Këtë gjë dua ta tregosh brenda dhe ta kuptojnë të gjithë”. /Telegrafi/