DJ PM, DJ Dagz ditë më parë zbuluan për Telegrafin se janë duke punuar në projektin e ri.
Në fakt, dyshja pohoi se së shpejti do të fillojnë xhirimet e klipit me Morena Tarakun.
Artistët tashmë gjendet në shtetin turk, ku pritet edhe të regjistrohet videoja e këngës së re.
Bukuroshja dhe modelja në llogarinë personale në Instagram ka publikuar disa imazhe prej filmimeve teka shihen se po argëtohen tejet mase.
Pos xhirimeve duket se artistët dhe ekipi xhirues po kënaqen në Stamboll, ku kanë takuar edhe një ndër kuzhinierët më të famshëm në botë, Nusret Gokce.
Theksojmë se kjo nuk do të jetë kënga e fundit për këtë vit e zeshkanes shqiptare pasi që ka paralajmëruar edhe shumë projekte të reja.
Ndryshe, DJ-të javë më parë kanë sjell këngën ” A e din”, i cili deri më tani është shikuar mbi një milion herë në YouTube. /Telegrafi/