Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, të martën bëri të ditur se u nis nga Turqia për të ardhur në Shqipëri, për të vizituar disa nga të prekurit nga tërmetet.
Kështu ajo në orët e vona arriti në Tiranë, ku iu bashkua reperit të njohur Arkimed Lushaj – Stresi, për të vizituar disa nga njerëzit në nevojë.
Kështu, ata vizituan Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë – atje ku takuan një djalë të vogël, i cili i ka mbijetuar tërmetit, ndonëse ndodhej në katin e pestë të banesës.
Ajo publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi nga vizita e realizuar me Stresin, ku shihet të jenë emocionuar të dy nga Alesio i vogël.
“Alesio një hero i vërtetë u hodh nga kati i pestë dhe shpëtoi…unë e Stresi që sot e kemi bërë një vëlla të vogël”, kanë qenë fjalët e bukuroshes Taraku në Instagram.
Më pas, ajo solli për ndjekësit e saj në Instagram edhe një tjetër video, ku shihej duke gëzuar fëmijët në Spitalin Universitar të Traumës me prezencën e saj.
Kujtojmë që këto ditë, një vizitë enkas për të prekurit nga tërmetet e ka realizuar edhe artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha. /Telegrafi/