Telegrafi

Morena Taraku dëgjon Era Istrefin gjatë ngasjes në veturë (Foto)

Këngëtarja dhe modelja e njohur Morena Taraku vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale.

Ajo publikon thuajse çdo ditë fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme, të cilat shpesh marrin vëmendjen e fansave.

Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit një fotografi në InstaStory, ku shfaqej brenda veturës së saj luksoze.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Gjatë kohës sa është në timon, në sfond duket se Morena pëlqen të dëgjojë një këngëtare kosovare, ajo është Era Istrefi.

Kënga që ajo po e dëgjonte gjatë ngasjes ishte kënga “13”, një nga baladat më të suksesshme të Erës.

Me këtë, Morena ka treguar se nuk ka inati me ndonjë prej kolegeve të estradës, madje i dëgjon me kënaqësi. /Telegrafi/

Morena Taraku dëgjon Era Istrefin kur është në veturë. Foto nga InstaStory.