Modelja dhe këngëtarja shqiptare, Morena Taraku tash e një kohë është zhvendosur në Turqi ku edhe po e zhvillon karrierën e saj. Ajo po vazhdon të punojë në heshtje gjersa nuk do të mungojnë prurjet e reja muzikore nga ana e saj.
Këngëtarja është duke realizuar një këngë në bashkëpunim me reperin holandez me prejardhje arabe, i cili quhet Jalal Oba, ku pritet të prezantohet shumë shpejt para fansave.
E njëjta është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, postimet e së cilës tërheqin gjithnjë vëmendje qoftë me imazhe apo me mesazhet që i shoqëron. “Emri im është Morena Taraku, dhe shumë shpejt e gjitha bota do ma njohë”, ka shkruar ajo në postimin e ndarë me ndjekësit në Instagram.
Për reperin e lartpërmendur arab thuhej se Morena ishte në lidhje, gjë për të cilën kishte reaguar këngëtarja Taraku, teksa hodhi poshtë të gjitha spekulimet.
Zeshkania 26-vjeçare në shtetin turk po mbanë edhe koncerte të ndryshme, ku së fundmi kishte fituar edhe një çmim.
Ndërkaq, kënga e fundit e publikuar në YouTube nga Morena është “Dashni” në duet me Sabri Fejzullahun. /Telegrafi/