Telegrafi

Morena Taraku me bikini shtrihet në dëborë

Foto: Morena Taraku/Instagram

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, vazhdon të tërheqë vëmendjen e fansave me postimet e saj në rrjetet sociale.

Teksa ditë më parë publikoi një fotografi, ku shfaqej në bikini me ski-bord, së fundmi ajo solli edhe një video të ngjashme, ku tregon se po u bën mjaft mirë balla temperaturave të ulëta.

Në videon e fundit të publikuar në rrjetin social, bukuroshja Taraku shfaqet në bikini, teksa e entuziazmuar hidhet në dëborë.

“Kjo jam unë”, ka shkruar Morena në mbishkrimin e kësaj video, e cila është komentuar shumë nga fansat.

Teksa shtrihet në shtresën e bardhë të dëborës, ajo nuk heziton të vërë në pah të pasmet e saj atraktive.

Ajo së fundmi përndryshe është rikthyer në Kosovë, pas disa pushimeve luksoze që shijoi në Tajlandë. /Telegrafi/