Modelja dhe këngëtarja e njohur Morena Taraku ka qenë mjaft aktive me koncerte gjatë festave të fundvitit.
Ajo gjithashtu planifikon që shumë shpejt të publikojë disa projekte të reja gjatë 2017-s, gjersa këtë vit ajo ka bërë edhe një ndryshim tjetër stilin e saj të jetesës.
Modelja ka befasuar fansat me vendimin e saj më të ri që ka ndërmarrë, ku tregon se që tani e tutje do të shndërrohet në vegane, çka do të thotë se nuk do të ushqehet më me asnjë lloj mishi, apo prodhim tjetër nga kafshët (vezë, bulmet etj).
Mesa duket, Taraku është kundër shfrytëzimit të pordhimeve të kafshëve, gjë e cila e ka shtyrë për ta marrë këtë vendim.
Por a i shkon për shtat kjo gjë asaj, duke e ditur që Morena posedon një dyqan veshjesh të markave të shtrenjta në Prishtinë, ku nuk mungojnë as veshjet me lesh apo pellush?
Gjithashtu e kemi parë shpesh herë edhe vet modelen të vishet me veshje nga lëkura e kafshëve, ndaj nëse vërtet ajo tani e tutje është pro të drejtave të kafshëve, do i duhet të bëjë kujdes edhe në përzgjedhjen e materialeve për veshjet e sa. /Telegrafi/