Site icon Telegrafi

Morena Taraku bëhet nostalgjike, kujton nënën e ndjerë dhe kohën e fëmijërisë

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku, jo rrallë herë ndan me fansat në Instagram imazhe nga koha e fëmijërisë.

Disa postime të tilla, Morena solli edhe sot (e diel), teksa ka kujtuar nënën e ndjerë, ku nuk kanë munguar as imazhe të saj dhe babait, realizuar vite më parë.

Krijuesja e këngës “Swag”, postoi foto të shumta të nënës së saj e cila ka ndërruar jetë vite më parë, e që Morena e kujton vazhdimisht me shumë mall.

Foto: Morena Taraku/Instagram

Ndërkohë, kujtojmë që Morena prej vitesh është zhvendosur në Stamboll, atje ku po vazhdon të punoj në projekte të ndryshme, madje ka themeluar edhe një biznes të saj.

Foto: Morena Taraku/InstaStory

Kënga e saj e fundit është bashkëpunimi me reperin, Fero “Money”, që erdhi e vizuelizuar edhe me klip.

Foto: Morena Taraku/InstaStory

Ndryshe, ish-Missi është përfolur edhe për një romancë me këngëtarin turk, Berdan Mardin, thashetheme këto që nuk janë konfirmuar e as mohuar nga asnjëra palë. /Telegrafi/

Foto: Morena Taraku/InstaStory
Exit mobile version