Telegrafi

Morena Taraku bëhet ‘njësh’ me stinën e vjeshtës, vjen tejet sensuale në imazhet e reja (Foto)

Këngëtarja dhe modelja e njohur Morena Taraku shumë shpejt pritet të sjellë një projekt të ri muzikor, në bashkëpunim me DJ Dagz dhe PM.

Këto ditë ajo ka qëndruar në Turqi, vendi ku edhe do të realizojë klipin e saj më të ri.

Ajo është vazhdimisht aktive në rrjetet sociale, në të cilat numëron me mijëra ndjekës.

Shpesh, Morena ndan me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj, ku shfaqet joshëse dhe atraktive.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi mjaft provokuese në InstaStory, ku shfaqet e veshur me robdeshambër, teksa vë në pah këmbët e saj seksi.

Lexo po ashtu Mallëngjehet Morena Taraku: Më mungon fytyra jote e bukur nënë (Foto/Video)

Në sy ranë edhe tatuazhet e shumta të këngëtares, të cilat i japin asaj një pamje edhe më atraktive.

Me shikim nga dritarja, e cila i ofron një panoramë të bukur vjeshte, Taraku mori një pozë tejet sensuale dhe joshëse. /Telegrafi/

Morena Taraku vjen me një pozë joshëse në InstaStory