Ish-Missi dhe këngëtarja shqiptare, Morena Taraku ka marrë sërish vëmendje me një paraqitje tjetër tejet joshëse.
Bukuroshja nga Peja ka ndarë me fansat e saj në Instagram disa imazhe në të cilat fokusin kryesor kishin linjat e saj trupore.
29-vjeçarja ka pozuar e veshur me ngjyra bezhë dhe kafe, ndërsa flokët e gjata dhe të zeza i la të lëshuar mbi supe.
Pamja atraktive e Morenës u kompletua nga aksesor ari dhe syze dielli teksa ajo dukej më në formë se asnjëherë më parë.
Të shumta kanë qenë edhe pëlqimet dhe komentet nga ana e miqve dhe admiruesve të saj që ishin kryesisht pozitive.
Ndërkohë, kujtojmë që aktualisht Morena po qëndron në Kosovë, e njëjta prej vitesh është zhvendosur në Stamboll atje ku është fokusuar edhe në fushën e biznesit.
Ndërsa, sa i përket muzikës, Taraku numëron disa këngë ndër vite megjithatë ka kohë që nuk ka lansuar një projekt të ri. /Telegrafi/