Telegrafi

Morena rikthen talljen me Kim (Video)

Kim Kardashian është rikthyer si objekt talljeje te personalitet e njohura shqiptare.

Kësaj radhe është Morena Taraku ajo që e ka imituar fjalët në shqip të yllit të famshëm amerikan. Modelja dhe këngëtarja ka publikuar një video në rrjetet sociale ku thotë fjalët e 35-vjeçares.

Kujtojmë që e gjitha kjo nisi pasi artisti i makijazhit, Mario Dedivanovic, i cili është shqiptar me prejardhje nga Mali i Zi, ndikoi që ylli televiziv të flasë shqip.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale në muajin e kaluar, Kim shfaqej krahas tij duke thënë: “Sa bukur, Mario”, ndërsa ai shprehet: “Mashalla, shumë bukur”. /Telegrafi/