Telegrafi

Morena publikon video që vënë në pah hiret e saj

Morena Taraku (Foto: Instagram/morenataraku)

Morena Taraku ka qenë në qendër të vëmendjes në ditët e fundit, pas publikimit të disa audio-incizimeve, ku aludohej se ajo fliste me një person, me të cilin ka pasur lidhje.

Modelja e shndërruar në këngëtare ka zgjedhur të mos i komentojë spekulimet e vazhdueshme lidhur me jetën e saj private, porse ka qenë aktive në rrjetet sociale me publikimin e imazheve që vënë në plan të parë hiret e saj.

Lexo po ashtu Tjetër pozë e Morenës me të brendshme në mot me borë

Në njërën prej videove, bukuroshja paraqitet me bikini duke u hedhur në pishinë, ndërsa vëmendja është te pjesa e pasme mbresëlënëse e fizikut të saj.

“Faleminderit që më bëtë fokus të qytetit”, është përshkrimi që e shoqëron këtë xhirim të publikuar në Instagram.

Ndërkaq, një tjetër video e Morenës vjen nga pushimet, në të cilën ajo shfaqet po ashtu me bikini mbi një elefant, për të cilin thotë se i mungon. /Telegrafi/