Site icon Telegrafi

Morena publikon video përmbledhëse të imazheve nga lufta, kërkon nga Apple vendosjen e Kosovës si shtet i pavarur

Foto: Morena Taraku/Instagram

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, i është bashkuar së fundmi iniciativës ndaj kompanisë Apple, duke kërkuar njohjen e hartës së Kosovës si shtet i pavarur në hartat e tyre zyrtare.

Ajo e ka bërë këtë gjë, duke publikuar një video mjaft të ndjeshme në rrjetin social Instagram.

Bëhet fjalë për një video përmbledhëse të imazheve të realizuara gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në një nga fotografitë shfaqet edhe presidenti amerikan Bill Clinton, gjatë vizitës që kishte bërë në Kosovë pas përfundimit të luftës.

Morena e shoqëroi videon me hashtagun i cili thotë “Vendosni Kosovën në hartë”.

Një iniciative të tillë me kërkesën që Kosova të vendoset si shtet i pavarur në hartat e Apple e kanë përkrahur edhe yjet e mëdha si: Rita Ora, Dua Lipa e të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version