Site icon Telegrafi

Morena publikon video duke ushqyer të atin gjatë kohës sa ishte në spital, emocionon fansat me dedikim ndaj tij

Foto: Morena Taraku/Instagram

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, e ka potencuar disa herë në intervista se ka një lidhje shumë të fortë me babanë e saj.

Ajo thuajse është rritur vetëm me njërin prind, pasi nëna e saj ka ndërruar jetë që kur Morena ishte shumë e vogël.

Morena publikon shpesh imazhem e babanë e saj në rrjetet sociale, duke ua bërë me dije edhe ndjekësve të saj që ai është njeriu më i shtrenjtë në jetë për të.

Së fundmi, bukuroshja Taraku ndau me ndjekësit esaj një video të realizuar në TikTok, ku shihej duke ushqyer të atin e saj, gjatë kohës sa ai ka qenë i sëmurë.

Në mbishkrimin e kësaj videoje, këngëtarja dhe modelja e njohur shkroi fjalët më të përzemërta për babanë e saj, duke ia bërë me dije se nuk do të mundet kurrë t’ia kthejë ato që ai ka bërë për të.

“Babi, njëherë kukulla ime ishte prishur. Ti e rregullove dhe më the ‘Mos u dorëzo kurrë’. Unë vazhdoj të ndjek këshillën tënde. E di që ti s’do të dorëzohesh kurrë. Babait më të mirë ndonjëherë! E di që s’mund të kujdesem për ty siç ti u kujdese për mua, por të dua aq sa ti më do”, shkroi Morena Taraku në mbishkrimin e videos. /Telegrafi/

Foto: Morena Taraku/InstaStory
Exit mobile version