Këngëtarja e njohur nga Peja, Morena Taraku, vazhdon të jetë një nga personazhet më të përfolura në faqet rozë.
Ajo së fundmi është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në Tajlandë, ndërsa nuk ngurron të sjellë imazhe dhe video të ndryshme në rrjetet sociale.
Ndërkohë që postimet provokuese të saj komentohen gjithnjë, një të tillë e ka publikuar edhe gjatë ditës së sotme (e diel).
E veshur me një kostum larjeje të zi, këngëtarja Taraku mori gjithë vëmendjen me linjat e bujshme trupore.
Videoja për vetëm pak orë mblodhi mbi 135 mijë pëlqime e qindra komente nga miqtë dhe fansat e saj të shumtë.
25-vjeçarja përmes këtij postimi tregon se nuk i intereson për të tjerët dhe siç duket po e shijon tejet shumë këtë moment.
Përndryshe, “Missed Call” mbetet kënga e fundit e lansuar nga Morena në tetor të vitit të kaluar dhe u prit mjaft mirë nga publiku. /Telegrafi/