Nuk ka dyshim se Morena Taraku është një prej femrave më atraktive të skenës shqiptare.
Modelja e shndërruar në këngëtare numëron mbi 877 mijë ndjekës në rrjetin social, Instagram, ku është mjaft aktive në publikimin e fotografive.
Gjatë të shtunës, ajo e ka publikuar një fotografi të realizuar në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Bukuroshja ka pozuar me bikini në një prej plazheve të Palm Jumeirah dhe brenda dy orësh ka marrë mbi 22 mijë pëlqime nga fansat e saj.
“Dashni” është një prej realizimeve më të fundit muzikore të Morenës që erdhi si bashkëpunim me këngëtarin e popullarizuar, Sabri Fejzullahu. /Telegrafi/