Morena Taraku ka kohë që e ka paralajmëruar projektin e ri muzikor, të cilin do të sjellë të kompletuar edhe nga ana vizuale.
Modelja e shndërruar në këngëtare ka bërë të ditur se këngën e re do ta titullojë “Missed Call” dhe pritet një videoklip që do të vë në pah bukurinë e saj.
Gjatë të premtes, Morena e ka publikuar një fragment të shkurtë të videos muzikore dhe i ka njoftuar fansat se kur publikohet kënga e re.
“Më kapi lemza! E di se shumë po më përmendin. ‘Missed Call’ të dielën, 14:00. Qëndroni këtu”, shkruan në përshkrim.
“Swag” është një prej realizimeve më të fundit muzikore të bukuroshes që u publikua në muajin korrik, ndërsa klipi numëron afro dy milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/