Site icon Telegrafi

Morena pozon sërish e zhveshur: Më thanë s’mundesh, iu thash kontrolloni në Instagram

Foto: Morena Taraku/Instagram

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku, po vazhdon të jetë mjaft e përfolur për paraqitjet e saj në rrjetet sociale.

Teksa u komentua shumë për ngjashmërinë e saj me Angelina Jolien në imazhet e fundit në Instagram, duket jo pak vëmendje ajo po merr edhe me fotografitë e ekspozuara.

Një gjë të tillë e ka bërë së fundmi, teksa ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqet e zhveshur në pjesën e sipërme.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Ajo ka vënë në pah tatuazhet e shumta që ka të realizuara në krahë, të cilat kanë një mesazh domethënës për të.

“Më than s’mundesh, thash: Kontrollo në Instagramin tim”, ka shkruar Taraku në mbishkrimin e këtij imazhi provokues.

Ndërkohë, Morena është mjaft aktive edhe në prurjen e këngëve të reja, teksa ka paralajmëruar së shpejti projektin e ri muzikor, “Missed Call”. /Telegrafi/

Exit mobile version