Site icon Telegrafi

Morena pozon me pizhama, bëhet nostalgjike për fëmijërinë e saj

Modelja e njohur nga Peja, Morena Taraku, vazhdon të mbetet një ndër personazhet më të përfolur në media.

Ajo është vazhdimisht aktive në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ta imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet me pizhama ngjyrë rozë, dhe pranë një lodre fëmijësh.

Duket se Taraku është bërë shumë nostalgjike për fëmijërinë e saj, pasi edhe në mbishkrimin e fotografisë ka shkruar “Nëse do isha vetëm edhe njëherë fëmijë”.

Morena Taraku (Foto: Norik Uka)

Morena ka pasur një fëmijëri të lumtur, dhe këtë e ka potencuar shumë herë në intervista.

Karrierën ajo e ka filluar si modele, kur edhe është shpallur “Miss Kosova”, gjersa në vitin 2012 debutoi edhe si këngëtare. /Telegrafi/

 

Exit mobile version