Morena Taraku arrin të joshë vëmendjen e fansave thuajse me secilën fotografi që e publikon në rrjetet sociale.
Ajo kujdeset që të pozojë në mënyrë atraktive, ashtu që ndjekësit e saj të shumtë i presin me kërshëri imazhet e reja.
Gjatë fundjavës, bukuroshja e ka publikuar një fotografi në të cilën ka pozuar me kostum larjeje. Ka mjaftuar një orë nga publikimi që kjo pozë të marrë dhjetëra mijëra pëlqime nga ndjekësit e saj të shumtë në Instagram.
Në ndërkohë, në InstaStory, Morena i ka publikuar një sërë postimesh, përmes të cilave e ka uruar babanë e saj, Selami Taraku, për ditëlindje.
Theksojmë se krahas të qenit një modele e pëlqyer, ajo e ka provuar veten edhe si këngëtare, ndërsa bashkëpunimi me Sabri Fejzullahun, “Dashni” është një prej realizimeve më të fundit muzikore. /Telegrafi/