Telegrafi

Morena pozon me flamurin kombëtar

Morena Taraku (Foto: Instagram/morenataraku)

Morena Taraku është përfshirë në frymën patriotike, ndërkohë që është vënë në ndihmë të të mbijetuarve nga tërmetet në Shqipëri.

Publikimin e fotografisë, modelja dhe këngëtarja nga Kosova e ka shoqëruar me hashtagun ‘#prayforalbania’.

Bukuroshja është angazhuar për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmetet në Shqipëri. Pasi dhuroi 1.000 euro në fondin online të hapur në internet, ajo i ka nisur disa tenda për Shqipëri, si edhe pelena për fëmijë.

Lexo po ashtu Morena nis për në Shqipëri tenda e pelena për fëmijë, ju fton t'i shkruani për çdo gjë që nevojitet për të prekurit nga tërmetet
(Foto: Instagram/morenataraku)

Ajo po ashtu ka bërë të ditur se këto ndihma po arrin t’i dërgojë përmes iniciativave në bashkëpunim me kolegët dhe disa vullnetarë të tjerë.

Aktiviteti i saj bamirës nuk ndalet këtu, pasi Morena ka marrë përsipër të ndihmojë edhe operimin e një djali të vogël, i cili do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike në sy, ndërsa familja e tij nuk arrin ta mbulojë operacionin. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/morenataraku)