Morena Taraku e ka publikuar në Instagram një fotografi, në të cilën shfaqen me bikini brenda një pishine.
Pozat me bikini janë bërë trend ndër yje këtë verë, për të vënë në pah format trupore.
Pjesë e imazhit të publikuar është edhe qeni i modeles, e cila po ndjek karrierë edhe si këngëtare.
“Nëse do të më sigurohej një dëshirë, do të doja që shoku im më i mirë Boo Moi të jetonte përgjithmonë”, ka shkruar bukuroshja në përshkrimin e fotografisë.
Sa i përket karrierës muzikore, “SHLIF” është kënga e fundit që Morena e solli me videoklip në muajin e kaluar. /Telegrafi/