Morena Taraku vazhdon ta dëshmojë epitetin e të qenit një prej femrave më të bukura shqiptare përmes imazheve që i ndan me fansat e saj në rrjetet sociale.
Në profilin e saj në Instagram, ku numëron mbi 925 mijë ndjekës, modelja shpërndan imazhe që vënë në plan të parë dukjen e saj.
Gjatë fundjavës, bukuroshja e ka shpërndarë një fotografi, në të cilën edhe pse është sportive, duket mjaft tërheqëse brenda një automjeti luksoz.
“Një mesazh për ata që thonë po rren… Morena është duke ardhur”, shkruan në përshkrimin e postimit.
Theksojmë që në javët e fundit, modelja e shndërruar në këngëtare ka qenë e përfolur në faqet rozë, gjë që ka nxitur edhe reagimin e saj. /Telegrafi/