Site icon Telegrafi

Morena nis për në Shqipëri tenda e pelena për fëmijë, ju fton t’i shkruani për çdo gjë që nevojitet për të prekurit nga tërmetet

Foto: Morena Taraku/Instagram

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, është vënë së fundmi në ndihmë të të mbijetuarve nga tërmetet në Shqipëri.

Ajo ditë më parë bëri të ditur se dhuroi një shumë prej 1100 dollarësh (1000 euro) në fondin online të hapur në internet, për mobilizimin e situatës në Shqipëri.

Foto: Morena Taraku/InstaStory

Ndërkohë së fundmi e njëjta, përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory ka treguar se i ka nisur disa tenda për Shqipëri dhe njashtu pelena për fëmijë.

“I kemi nisur 3 tenda dhe vetem sa nuk kan arritur ne Shqipëri… Ne jemi me ju.. Prap po e perseris me shkruan te gjithe qe kan nevoj per ndihme, ushqim, banim, medikamente. Kam nisur edhe pampersa per femije ata qe kan nevoje na kontaktoni… Ne e ndjejme dhimbjen me ju, dhe jemi me ju cdo moment… Ju duam shume”, ka shkruar Morena Taraku në InstaStory.

Foto: InstaStory

Ajo po ashtu ka bërë të ditur se këto ndihma po arrin t’i dërgojë përmes inciciativave në bashkëpunim me reperët Stresi dhe Capital T, si dhe disa vullnetarë të tjerë.

Lexo po ashtu Fifi reagon për falënderimet ndaj Serbisë: Nuk më intereson çfarë ndihme kanë dhënë çetnikët, unë nuk e kam harruar të kaluarën time akoma

Megjithëse tashmë Morena është shpërngulur në Stamboll, duket se dhimbja e madhe për popullin, po e bën atë që të jetë pranë tyre në formën simbolike dhe emocionale. /Telegrafi/

Exit mobile version