Morena Taraku ka vazhduar të sjellë imazhe, të cilat mahnitin me dukjen e fizikut të saj mbresëlënës.
Bukuroshja ka qenë në qendër të vëmendjes së faqeve rozë në ditët e fundit përmes fotografive të publikuara në profilin e saj në Instagram.
E veshur me bikini dhe e shtrirë pranë pishinës, modelja e shndërruar në këngëtare duket fantastike.
Morena numëron mbi një milion ndjekës në Instagram, të cilët i presin me kërshëri fotografitë dhe videot që ajo i poston.
Ndërsa në ditët e fundit kanë pasur mundësinë të shohin imazhe të shumta, në të cilat bukuroshja e ka vënë fokusin te figura e saj trupore. /Telegrafi/