Morena Taraku ka qenë kryetemë e faqeve rozë dhe mediave sociale këto ditë, pas publikimit të disa audio-incizimeve, ku pretendohej se ajo bisedonte me dikë me të cilin ka pasur lidhje.
Derisa ka zgjedhur të mos e komentojë këtë çështje, modelja e shndërruar në këngëtare ka vazhduar të jetë aktive në profilin e saj në Instagram, ku numëron mbi një milion ndjekës.
Ajo i ka publikuar disa video, ku vinte në pah hiret e saj, ndërsa në një publikim të ri sërish ka tërhequr vëmendje duke publikuar një xhirim me të pasmet në plan të parë.
Porse vëmendje ka marrë edhe me përshkrimin e videos, ku i referohet “lokacionit” si një prej thënieve më të përdoruara pas publikimit të incizimeve.
“Ka mundur të jetë videoja edhe përpara, po lokacioni ka qenë i keq”, ka ironizuar Morena në Instagram.
“Madje edhe të pasmet e mia janë më të famshme se ti”, ka shkruar bukuroshja më tej në përshkrimin e videos. /Telegrafi/