Modelja e popullarizuar, Morena Taraku, është e njohur për linja të pëlqyeshme trupore.
Bukuroshja, e cila e ka provuar veten në këndim, shpesh publikon fotografi në rrjetet sociale duke vënë në plan të parë format e saj.
Kësaj radhe, ajo e ka publikuar një fotografi, në të cilën ka pozuar me bikini, e shtrirë në bark, teksa ka treguar pjesën e pasme të trupit.
“Çfarë perëndimi i bukur”, është përshkrimi i kësaj fotografie.
Morena në disa raste ka publikuar imazhe që vënë në pah pikërisht pjesën e pasme të trupit të saj.
Dhe nuk ka dyshim se linjat e saja trupore janë për t’u admiruar.
Në ndërkohë, sa i përket karrierës muzikore, bukuroshja është duke e shijuar suksesin e bashkëpunimit të saj me DJ PM dhe DJ Dagz.
Videoklipi i këngës “Femnat” që është publikuar më 30 maj, është shikuar 2.5 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/