Telegrafi

Morena dhe Stresi këtë të enjte lansojnë këngën e re, prezantojnë një tjetër pjesë nga klipi

Ka tash e një muaj që kanë nisur përgatitjet për një projekt të ri muzikor.

Fjala është për këngëtaren Morena Taraku dhe reperin Stresi, të cilët thuajse kanë finalizuar projektin e tyre të përbashkët.

Artistja nga Peja së fundmi ka njoftuar fansat për premierën e këngës, e cila do jetë këtë të enjte (24 shtator) në orën 20:00.

Ajo njëherësh ka ndarë edhe një pjesë të klipit, ku përfshihen paratë, makinat dhe jeta luksoze.

“Të enjten ora 20:00, Bad Girl nga Morena dhe Stresi”, ka shkruar bukuroshja nga Peja.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ndërkaq, 26 vjeçarja po ashtu inkurajon fansat të ndjekin kanalin e saj të ri në platformën YouTube.

Ky projekt i dyshes mezi po pritet edhe nga ndjekësit, të cilët bënë reagime të ndryshme në hapësirën për komente në Instagram.

 

Theksojmë që ky është bashkëpunimi i dytë i Morenës dhe Stresit, pas “Ki me bo”që e sollën në vitin 2015. /Telegrafi/