Telegrafi

Morena i bën dhuratë babait një orë ultra të shtrenjtë!

Babai i këngëtares Morena Taraku, e ka afër ditëlindjen dhe do të surprizohet me një dhuratë goxha të kushtueshme.

Selami Taraku do të marrë për dhuratë nga e bija e tij Morena, një orë që cilësohet të jetë ndër më të shtrenjtat në botë.

Fjala është për orën e dorës së markës Rolex të cilën Morena e ka blerë për babain e saj, regjisorin e njohur kosovar.

Këngëtarja ka publikuar në profilin e saj në Instagram disa modele orësh dhe më pas, edhe zyrtarin e markës Rolex që po nënshkruante letrat e blerjes së kësaj ore që kushton tepër shtrenjtë, sipas Prive.

Orët Rolex variojnë nga çmimi dhe shumë prej tyre janë mijëra euro të shtrenjta.

Jemi mësuar që të shohim yjet tona tash e sa kohë me akcesorë dhe gjëra të shtrenjta.

Por, kjo nuk është risi për Morenën e cila zhvilon jetë luksoze.