Ky është një moment i tmerrshëm kur grabitësit me armë që dyshohet se përdorën disa pengje si mburoja njerëzore, pas së cilës gjë policia u nis drejt një bastisje në një dyqan lotarie në Brazil.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pengjet e tmerruar u urdhëruan për të formuar një barrierë rreth tyre, gjithashtu duke shtënë me armë derisa po largoheshin.
Bëhet e ditur se incidenti zgjati mbi tre orë të shtunën pasdite, me viktimat e detyruar të mbaheshin të kapur për njëri-tjetrin, përgjatë rrugëve të Manaus, kryeqytetit Amazon.
Siç thuhet tutje, një incident i tillë përfundoi me katër persona që u qëlluan për vdekje dhe një i arrestuar pasi policia ngriti një pritë, duke i bllokuar ata.
Për fat të mirë të gjithë të zënët robër shpëtuan pa lëndime.
Të katër kriminelët me sa duket u përpoqën të shpëtonin nga kurthi, por viktimat, të cilët supozohej se po prisnin sinjale nga oficerët, u hodhën në tokë duke i lënë të ekspozuar sulmuesit.
Duartrokitjet shpërthyen pasi oficerët u gëzuan për fundin e krizës së robërve. /Telegrafi/