Telegrafi

Moratti: Suning po projektojnë një transferim të madh, por jo Messin

Ish-Presidenti i Interit, Massimo Moratti beson se Suning janë duke u organizuar për një nënshkrim të madh gjatë verës, por ky nuk është ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi.

Ish-sulmuesi zikaltër, Diego Milito ka thënë sot se zëvendës-presidenti i Interit, Javier Zanetti është një person i cili mund të sjellë yllin e Barcelonës në San Siro, por ish-presidenti i klubit mendon se kjo është një ëndërr.

“Unë kurrë nuk kam dëgjuar ndonjë bisedë rreth Messit. Mund të them se ata janë duke u organizuar për një nënshkrimi të madh për të ardhmen, por kurrë nuk kemi biseduar për argjentinasin”, , ka thënë Moratti për ANSA pas një takimi me pronarët kineze.

“Takimi? Ata më ftuan për drekë. Suning janë duke bërë shumë mirë, ka një atmosferë të mirë në klub dhe kjo është reflektuar në ekip”, përcjell Telegrafi.

“[Stefano] Pioli është një trajner i madh dhe rezultatet e tregojnë këtë. Inter janë duke kaluar nëpër një periudhë të mirë dhe është një ogur i mirë”.

“Liga e Kampionëve? Ne duhet të marrim gjërat ndeshje pas ndeshje dhe pastaj do të shohim se ku jemi ne fund”, përfundoi presidenti legjendar i Interit. /Telegrafi/