Site icon Telegrafi

Moratti: Spalleti ideal, Totti si Zanetti

Ish-presidenti zikaltër, Massimo Moratti, ka folur për situatën që po kalon Interi, por edhe çështje të tjera në futbollin italian.

Italiani ka folur edhe për trajnerin e ardhshëm dhe ka bërë një krahasim mes Francesco Tottit dhe Javier Zanettit.

“Spalletti? Unë mendoj se mund të jetë profili ideal për të drejtuar Interin. Është një njeri inteligjent, ka krijuar përvojë e ka fituar edhe jashtë vendit. Bëri më të mirën edhe në krye të Romës. Për mua, ai do të ishte një trajner i mirë edhe për Interin. Me cilësitë e tij dhe një menaxhim më të mirë të klubit mund të shpresojmë te rivalitetin me Juven në sezonin e ardhshëm. Ashtu siç ka bërë Roma dhe Napoli këtë edicion”.

Janë këto fjalë të Massimo Morattit, ish-presidentit të Interit, gjatë një prononcimi për ‘Sports Network’, ku është ndalur, gjithashtu, edhe te Francesco Totti, transmeton TeleSpot.

Kapitenit legjendar të Romës i ka uruar një të ardhme të ndritshme, ndoshta edhe në aspektin teknik:

“Totti? Për mua është një futbollist i veçantë, një kampion. Vështirë të besohet se kjo mund të jetë loja e tij e fundit. E shoh në rolin e Zanettit, duke punuar për futbollin në një këndvështrim tjetër. Ndoshta si Zidane? Mund të jetë e mundur, por i nevojitet një përvojë e parë e vogël si trajner. Sigurisht, askush nuk mund ta vërë atë mënjanë, sepse ka pjekurinë dhe zgjuarsinë të bëjë gjithçka në futboll”, ka shtuar Moratti.

Exit mobile version