Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka thënë se ish-klubi i tij duhet të marrë Maurizio Sarrin si trajner.
Sot Moratti mbushi 72 vjet dhe ka folur për situatën e trajnerit tek Interi.
“Antonio Conte, Luciano Spalletti apo Diego Simeone?”, u pyet Moratti për këto tri opsione për trajnerin e ardhshëm të Interit.
“Sarri. Më pëlqen Sarri”.
Inter ka dështuar në të gjitha garat këtë sezon, ndërsa Moratti ka folur për mundësinë e Juventusit t’i fitojë të tre trofetë.
“Nëse dikush tjetër fiton një, nuk do të thotë që ne humbin. Suksesi ynë mund tu ndodh edhe të tjerëve. Të shohim”.
“Finalja e Ligës së Kampionëve? Nuk do ta shoh, pasi do të jem larg. Do ta pres ta shoh rezultatin”, ka thënë Moratti. /Telegrafi/