Telegrafi

Moratti: Po vjen koha e Simeones te Interi

Massimo Moratti ka pranuar se ai e sheh Diego Simeonen të rikthyer te Interi si trajner.

Në pjesën e dytë të intervistës së tij për Premium Sport, Moratti është pyetur për Frank de Boer dhe Diego Simeonen, dhe përderisa ai shprehu përkrahjen për holandezin, legjendari Nerazzur tha se po afrohet momenti i rikthimit të Simeones.

“Unë e konsideroj De Boerin trajner të mir, që është i vlefshëm për ekipin. Unë shpresoj se ai do të arrijë rezultate të mira”.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit për Interin

“Diego Simeone dëshiron të rikthehet? Do të ishte një rikthim i jashtëzakonshëm. Ai është një interist i madh dhe trajner i shkëlqyer”.

“Do të ishte gabim nëse ikën De Boer. Për mua, ai do të bëjë mirë nëse qëndron. Do të vijë koha e Simeones, pa merak”, u shpreh Moratti në këtë intervistë. /Telegrafi/