Telegrafi

Moratti nuk përjashton mundësinë që të bëhet presidenti i FIGC-së, dëshiron të flasë edhe me Agnellin

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti nuk e ka përjashtuar mundësinë që të jetë President i Federatës Italiane të Futbollit [FIGC], teksa folir edhe për Andrea Agnellin.

Është raportuar dje se shefi i Juventusit po e shtynte emërimin e ish-pronarit të Nerazzurrëve në rolin vakant që kur Carlo Tavecchio dha dorëheqjen.

“Për momentin unë nuk mund të komentoj për asgjë, sepse ne nuk jemi takuar ende”, ka thënë fillimisht Moratti për Il Giorno.

Lexo po ashtu Agnelli mbështet Morattin për president të Federatës Italiane të Futbollit

“Sigurisht që kam dëgjuar këto thashetheme që kanë të bëjnë me mua”.

“Le të presim dhe do të shohim pastaj se çfarë do të ndodh”.

“A jam i befasuar? Po, kjo është arsyeja pse unë dua të flas me të [Agnelli] dhe të kuptoj pse ai ka në plan të më nominojë mua”, përfundoi presidenti legjendar i Interit.

Ndryshe, Moratti dhe familja e tij për shumë vite kanë udhëhequr klubin e madh italian, ku kanë fituar të gjithë trofetë e mundshëm në Itali dhe Evropë.

Zgjedhjet për presidentin e ri të Federatës do të mbahen në Romë më 22 tetor, ndërsa klubet e Serie A do të duhet të dërgojnë kandidatin e tyre dhe ta paraqesin atë deri të premten. /Telegrafi/