Massimo Moratti ka hedhur poshtë rivalitetin midis Interit dhe Juventusit përpara takimit së të shtunës, pasi një fitore e Nerazzurrit ‘ka rëndësi vetëm’ për Ligën e Kampionëve.
Fitorja do t’i afronte Nerazzurrët drejt kualifikimit në Ligën e Kampionëve, ndërsa humbja për Bianconerët (dhe fitorja e Napolit ndaj Fiorentinas) do të thoshte se Zonja e Vjetër do të humbte pozitën e parë në tabelë.
“Interi duket mirë për mua, edhe nëse rezultatet nuk kanë ardhur gjithmonë”, ka thënë ish-presidenti i Interit për Corriere dello Sport.
“Nëse Interi e mund Juventusin, arritja e një prej pozitave që dërgojnë në Ligën e Kamionëve bëhet më e lehtë. Fitorja ka të bëjë me Interin dhe pozitën e tyre në tabelë. Kjo është e vetmja gjë e rëndësishme për ne”.
“Juventusi mbetet një ekip i madh, edhe nëse ata janë vetëm një pikë përpara Napolit. Ata duhet të përballen mirë dhe pa frikë”.
“Scudetto? Fitorja e Napolit në Torino ka rihapur garën e titullit. Tani fundi i sezonit do të jetë edhe më zbavitës”.
“Kam besim te Spalletti, i cili është një trajner i mirë dhe shpresoj që sërish ta tregojë. Pas kësaj, jam i bindur se lojtarët e dinë se sa i çmuar është objektivi për klubin dhe ndeshja është për tifozët “, ka shtuar Moratti.
Theksojmë se Juve është një pikë larg Napolit që gjendet në vendin e dytë, ndërsa Inter së bashku me Romën dhe Lazion po luftojnë për pozitën e tretë dhe të katërt të renditjes tabelore të ligës elitare italiane. /Telegrafi/