Ish-Presidenti legjendar i Interit, Massimo Moratti beson se Frank De Boer ka qenë i shkëlqyer në kohën e tij të shkurtër si trajner.
Trajneri holandez i Nerazzurrëve ishte nën presion të hershëm të ndërtimit të skuadrës deri në ndeshjen e natës së diele me rivalët e vjetër të Juventusit, por një fitore surprizë 2-1 e ka parë humorin në San Siro të ndryshojë tërësisht.
“De Boer ka qenë i shkëlqyer, nuk ishte e lehtë. Ai meriton besim, sepse ai ka treguar përulësi dhe profesionalizëm”, ka thënë Moratti për Premium Sport, transmeton Telegrafi.
“Ishte një e hënë e lumtur për shkak të reagimit pas humbjes së tmerrshme të enjtes që ishte shumë madhe”.
“Me kaq shumë probleme, De Boer ka qenë i shkëlqyer dhe kështu ishin të gjithë djemtë, me Icardin në krye të tyre”, përfundoi Presidenti legjendar i Interit. /Telegrafi/