Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti ka komentuar përplasjen midis Andrea Agnellit dhe Antonio Contes duke kritikuar presidentin e Juventusit.
Presidenti i Juventusit dhe trajneri i Interit u përleshën gjatë gjysmëfinales së Coppa Italia të martën në Allianz Stadium.
Kjo përleshje me fjalë banale dhe gjeste nga të dy ka bërë që ish-presidenti i Interit, Moratti, ta kritikojë Agnellin.
“Nuk ishte mirë, por unë mendoj se mund të ndodhë”, ka thënë fillimisht Moratti për Radio Kiss Kiss.
“Pa tifozë është më lehtë ta vëresh, nga rruga personalisht unë kurrë nuk i thashë një trajneri të Juventusit që të largohej”.
Suning është në bisedime për të shitur një pjesë të klubit, por Moratti konfirmon se ai nuk është i interesuar.
“Unë nuk jam gati të kthehem”, përfundoi ish-presidenti i Nerazzurrëve. /Telegrafi/