Telegrafi

Moratti kërkon që Interi të transferon Payetin

Sot (e martë) është mbajtur konferenca për shtyp e Interit ku janë prezantuar pronarët e rinj dhe Massimo Moratti është larguar zyrtarisht edhe nga Nerazzurrët.

Me këtë rast Moratti ka përshëndetur të gjithë dhe ka thënë se do të jetë gjithmonë tifoz i Interit dhe si i tillë do donte që transferimi i parë i Suning të ishte Dimitri Payet i West Hamit.

Lexo më shumëPayet bëri dy gjeste të mëdha ndaj Republikës së Irlandës (Foto)

“Si tifoz, ëndërroj që goditja e parë e Suning te Interi te jetë Payet”.

“Na duhet 2-3 lojtarë kualitativ t’i bëjmë konkurrencë tjerëve. Grupi i familjes Zhang është entuziast, janë njerëz te besueshëm dhe entuziast. Kane zgjedhur Interin si projekt për të ardhmen dhe çfarë ka më mirë për një tifoz mendimi se një grup i ri dëshiron të bëje më shumë, më mirë për Interin dhe të fitojë”.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

“Të gjithë e dashurojmë Interin, unë do vazhdoj ta dashuroj. Vetëm mund ta heq kapelën për të gjithë dashurinë, ngrohtësinë dhe kujtimet e bukura që më lini si kujtim”, ka thënë Moratti. /Telegrafi/